Ish sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, ka kritikuar sjelljen e Ronaldos kundrejtë bashkëlojtarëve të tij.
Italiani, ka thënë se Ronaldo është shumë i rëndësishëm për klubin megjithatë sjellja e tij kur nuk shënon nuk është e mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ronaldo është shumë i rëndësishëm për Juventusin. Ai është golashënuesi më i mirë i klubit dhe kjo thotë shumë, por nuk më bën përshtypje sjellja e tij ndaj bashkëlojtarëve. Unë isha shumë egoist, nëse nuk shënoja isha akoma në fushë për të festuar me lojtarët që shënonin”, tha ish sulmuesi italian.
Luca Toni kishte një karrierë të pasur, ai ka luajtur për ekipe si Juventus, Fiorentina, Bayern, Roma.
/GazetaBlic Sport.


