Ish sulmuesi i disa skuadrave evropiane, Luca Toni tha se Serie A tashmë nuk është ajo që ka qenë dikur.
Ai fton klubet të reflektojnë dhe të ndryshojnë sjellje pasi kampionati po humbet kualitet gjithnjë e më shumë, duke thënë se atje tashmë po transferohet vetë futbollist që janë në fundin e karrierës ose të tjerë që kanë dështuar tek klubet e mëparshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Kush është goditja e munguar në këtë merkato? “Vështirë të thuhet, në Itali nuk vijnë më lojtarë cilësorë nga jashtë. Tani jemi mësuar të transferojmë lojtarë të cilët janë në fundin e karrierës, apo të tjerë që kanë dështuar në klubet e tyre të mëparshme.
Napoli do të më kishte zhngënjyer shumë nëse do të shkëmbente Osimhen për Ronaldon, ndërsa mendoj se goditjen e vërtetë e ka bërë Roma me Dybalën”, u shpreh Toni.
/GazetaBlic Sport/


