Showtime

“Luaneshë”, Gold Ag përkrah fuqishëm Big Mamën pas debatit të ashpër me Antonelën

12/25/2021 21:04
nga:G C

Një debat i ashpër që bëri Big Mamëm të lë përgjithmonë shtëpinë e “Big Brother Vip” ka bërë bujë në të gjitha mediet rozë.

Kjo situatë është komentuar edhe nga shumë fytyra publike duke e përkrahur fuqishëm këngëtaren, shkruan GazetaBlic.

Në mesin e tyre ishte edhe Gold Ag i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e quajti këngëtaren “LUANESHË”.

Kujtojmë se, arsyeja kryesore që Big Mama shpërtheu ndaj Antonelës është akuza që ju bë se e kishte ofenduar në gjuhën serbe, gjë që këngëtarja e mohoi kategorikisht./GazetaBlic/