Showtime

Luana Vjollca dhe MC Kresha bashkojnë forcat për hit të përbashkët

06/25/2022 15:02
nga:G C

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, këtë kohë ka qenë më e fokusuar në projektin e ri “Thuaje” – nga i cili solli rrëfime të shumta personale e njëkohësisht mesazhe shumë të fuqishme.

Në kuadër të rrëfimeve që bëri, ajo secilit prej tyre ia ka bashkangjitur edhe nga një këngë të re.

Megjithatë, krahas kësaj biondja ka nisur përgatitjet edhe për një prurje tjetër që është bashkëpunim.

Sipas Prive, ajo së shpejti do të sjellë këngën e radhës në bashkëpunim me reperin MC Kresha.

Mësohet se lidhur me këtë janë kryer edhe xhirimet e videoklipit, ndonëse akoma nuk është konfirmuar asgjë nga dyshja.