Showtime

Luana dhe Krenari vazhdojnë të jenë bashkë dhe e vërteton ky veprim

01/07/2023 10:15
nga:Genita C

Prej vitesh Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj, lidhje të cilën janë përpjekur ta mbajnë larg syve të publikut, por nuk ia kanë dalë sot.

E duke qenë se prej një kohe të gjatë nuk ishin fotografuar bashkë nga paparacët, nisën edhe thashetheme se mund të jenë ndarë. Por përkundrazi me një koment që Krenari i bëri motrës së Luanës, Marinës tregon se lidhja e dyshes është serioze dhe Krenari ka një raport mjaft të mirë me familjen e moderatores.

Në foton e Marinës, Krenari shkruan: ”Mos bëj përshkrime të fotografis nga google” ndërsa Marina ia ktheu ”Zëre se ta kam bërë bllok”.