Sporti

Luan Italia, prifti paraprin meshën dhe fton të gjithë të shikojnë finalen në kishën ku është rritur Roberto Mancini

07/11/2021 17:25
nga:Mergim Rreci

Në Jesi (provincë e Ankonës), të gjithë do të shikojnë finalen e “Euro 2020” mes Italisë dhe Anglisë, në kishën ku është rritur Roberto Mancini.

Është marrë vendimi për të paraprirë meshën e nesërme, duke i ftuar të gjithë për të parë ndeshjen në ekranin e madh në ambient të hapur, përkrah kishës së Shën Sebastianit, atje ku trajneri i kombëtares “azzurre” ka shkelmuar topin e tij të parë.

Ftesa është shpërndarë në rrjetet sociale. “Ju presim të gjithëve të karikuar dhe me dëshirë për të festuar”, ka qenë thirrja e priftit.