Luan Gacaferi, kandidat nga Guxo në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, vazhdimisht ka marrë vëmendjen me deklarata të ndryshme gjatë fushatës, raporton Gazeta Blic.
Së fundi ai iu gëzua lajmit se ish presidenti Hashim Thaçi që gjendet në Hagë kishte probleme shëndetësore.
“A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën a jo!!! Thaqi për shkaqe shëndetsore nuk merr pjesë në seancën gjyqësore, ju vazhdohet paraburgimi, Tahiri se kalon pragun, Haki Abazi i merr veç 1 vota, Ardian Kastrati se kalon pragun, Pay Pali po lufton për jetë a vdekje me pragun, Zafir Berishës ja kishin vjedh hakerat votat………Hajr e boft Zoti se tjetër s’don njeri çka me thonë”, shkroi ai në Facebook, postim për të cilin duket se u pendua dhe e fshiu.
E, Gacaferi duket se nuk ka dalë aspak mirë në zgjedhje.
Sipas rezultatit të deritanishëm të votave, ai ka marrë vetëm 4 mijë e 32 vota, rezultat ky që nuk i siguron ulëse në Kuvendin e Kosovës./Gazeta Blic/

Kandidati i VV’së për deputet tallet me lajmin për gjendjen shëndetësore të Thaçit në Hagë


