Menaxheri i Robin Krasniqit, Luan Dreshaj beson se boksieri shqiptar në meçin e tij të ardhshëm ndaj Timour Nikarkhoev do ta dëshmojë edhe njëherë se është kalibër i madh i boksit.
Robin Krasniqi do të përballet me boksierin, Nikarkhoev me 25 shkurt në “Audi Dome” në Munich.
“Robini edhe njëherë do të deshmojë së është kalibër i madh i boksit”, tha fillimisht Luan Dreshaj për ‘GazetaBlic Sport’.
Sipas menaxherit të njohur, Krasniqi është boksieri më i mirë në Gjermani ndër vite, teksa në trojet shqiptare është më i suksseshmi në histori.
“Në Gjermani është më i miri ndër vite, ndërsa në trojet shqiptare është boksieri më i suksesshëm i të gjitha kohrave, rekordet e tij vetëm ai vet po mund t’i thyejë”, tha Luan Dreshaj për ‘GazetaBlic Sport’.
Kujtojmë se Krasniqi poashtu u shpreh mjaft i motivuar dhe i gatshëm për këtë meç të madh, ku ai rikthehet pas një pauze të gjatë.
Ai tha se mezi po e pret të boksojë para mijëra shqiptarëve.
/GazetaBlic Sport
Haxhi Krasniqi: Mezi po e pres të ngjitem në ring, suksesi nuk do të mungojë as kësaj radhe


