Sporti

Luajti vetëm rreth 65′ minuta, Xherdan Shaqiri krijoi më shumë shanse se çdo futbollist tjetër në ndeshje

06/12/2021 17:46
nga:Mergim Rreci

Zvicra barazoi në ndeshjen e sotme ndaj Uellsit me rezultat 1 me 1.

Xherdan Shaqiri dha një asistim tek goli i shënuar nga kombëtarja helvete, shkruan GazetaBlic Sport.

Shaqiri poashtu krijoi më shumë shanse se çdo lojtar tjetër kundër Uellsit, gjithsej katër edhe pse luajti vetëm 65′ minuta.

Ishte kjo një ndeshje shumë e mirë nga Shaqiri, që mori edhe shumë kritika pozitive nga mediat e ndryshme ndërkombëtare.