Sporti

Luajti vetëm 20 minuta, por kjo video tregon më së miri se si Neymar e ndryshoi komplet ndeshjen!

02/16/2022 09:09
nga:L J

Skuadra e Paris Saint Germain ka fituar mbrëmë ndaj Real Madridit me rezultatin 1-0, falë golit të Kylian Mbappe në minutën e 94’të të ndeshjes së fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Në këtë ndeshje u rikthye edhe sulmuesi brazilian, Neymar Junior, i cili nuk ka luajtur që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, kur edhe ishte lënduar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u inkuadrua dje në përballjen kundër Real Madridit në minutën e 72-të duke zëvendësuar Angel Di Maria – dhe ai mund të ketë ndryshuar ndeshjen, sipas shumë tifozëve të futbollit në rrjetet sociale.

Neymar pasoi në mënyrë fantastike tek Kylian Mbappe, para se ky i fundit të bënte një solo-aksion fantastik dhe të realizonte në portën e Courtois.

Më poshtë keni një video ku shihet qartazi se sa shumë ndikoi Neymar në lojën e PSG’së:

 

/GazetaBlic Sport/