Sporti

Luajti shumë dobët ndaj Brentford, kompania gjigante e picave tallet keq me Nunez!

01/03/2023 11:55
nga:Lorik J

Darwin Nunez u kritikua brutalisht nga tifozët për një paraqitje të tmerrshme kundër Brentford të hënën.

Reds e filluan vitin e tyre në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi ata u mposhtëm 3-1 nga Brendtford, përcjell GazetaBlic Sport.

Kundër Brentford, ai pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar nga afërsia, por gjuajtja e tij u bllokua disi nga Ben Mee.

Teksa tifozët kritikonin sulmuesin, gjigantët e picave Domino’s gjithashtu ironizuan me të.

“Na falni nëse kemi humbur ndonjë porosi sonte, sapo ka nisur punën ky djalë”, shkruan Dominos duke shfaqur një fotografi të Nunez.

/GazetaBlic Sport