Sporti

Luajti dobët dhe pas ndeshjes u fye në baza racore | Bayern mbështet Upamecanon, dënon gjestin e tifozëve

04/12/2023 14:43
nga:L J

Bayern Munich dënoi abuzimin racor ndaj mbrojtësit Dayot Upamecano në mediat sociale të mërkurën pas humbjes së skuadrës në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester City.

Mesazhe fyese u lanë si komente nën një postim të fundit në llogarinë e Instagramit të Upamecano pasi ai bëri një gabim vendimtar që çoi në një gol, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të gjithë ne në FC Bayern e dënojmë racizmin në termat më të fortë të mundshëm! I gjithë klubi qëndron pas teje, Upa!”, ka shkruar Bayern në rrjetin e tyre social.

Upamecano u përball me abuzimin pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Bayernit kundër Man City të martën, në të cilën ai humbi topin para golit të dytë të Cityt. 24-vjeçari Upamecano ka luajtur për Bayernin si qendërmbrojtës që nga viti 2021 dhe ka luajtur 14 herë për kombëtaren franceze.

/GazetaBlic Sport