Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, nuk ka dashur të minimizojë rëndësinë e ndeshjes së sotme në Gjermani, edhe për respektin për RB Leipzig, por ai do të bëjë disa ndryshime në formacionin zyrtar.
“Kushdo që luan do të dëshirojë të fitojë”, tha Guardiola dje në konferencë për media.
Ferran Torres dhe Gabriel Jesus janë të lënduar dhe nuk luajnë sonte.
Ndërkohë, Joao Cancelo, Bernardo Silva, dy lojtarët me më shumë minuta këtë sezon në fushë janë lënë në pushim nga Guardiola për këtë ballafaqim.
Ndeshja mes Leipzig dhe Manchester Cityt luhet sonte me fillim nga ora 18;45.
/GazetaBlic Sport


