Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante.
Dukagjini nga Klina do të përballet me skuadrën e Lirisë, me takimin që do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Llapit kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme ndaj Fushë Kosovës, duke u afruar më pas në vetëm një pikë me liderin e tabelës.
Ja formacionet zyrtare të ndeshjes që zhvillohet në Lipjan:
Fushë Kosova: Borsellini; Ajdini, Ivkic, Kastrati, Hasani; Cenaj, Kote, Demiri; Skrijelj, Sinanovic, Kojasevic;
Llapi: Laroshi; Krasniqi, Bekteshi, Jashari; Vokrri, Namani, Ahmeti, Ramadani, Blakqorri; Jonuzi, Hyseni;
/GazetaBlic Sport/


