Sporti

Luajnë për 200 mijë dollarë, sonte zhvillohet finalja e madhe e BLAST Premier mes Vitality dhe NAVI

06/19/2022 09:38
nga:Lorik J

Vitality dhe NAVI do të takohen në finalen e BLAST Premier sonte pasi fituan ndeshjet e tyre gjysmëfinale të shtunën në Lisbonë, Portugali.

Vitality mposhti G2 Esports 2-1 dhe NaVi mundi OG me të njëjtin rezultat. Ata do të konkurrojnë sonte për çmimin prej 200,000 dollarësh, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim do të zhvillohet sonte nga ora 18:30.

Fituesi i takimit do të fitojë 200 mijë dollarë, kurse vendi i dytë i ka të siguruara 85 mijë dollarë.

Ja sa para kanë fituar skuadrat nga ky kompeticion deri tani:

BLAST Premier Spring Final 2022 prize pool and points distribution

  • Vendi i parë: $200,000, sonte përcaktohet fituesi
  • Vendi i dytë: $85,000, sonte përcaktohet fituesi
  • Vendi i tretë dhe vendi i katërt: $40,000, të fituara nga G2 Esports dhe OG
  • Vendi i pestë dhe gjashtë: $20,000, të fituara nga ENCE dhe FaZe Clan
  • Vendi i shtatë dhe tetë: $10,000, të fituara nga paiN Gaming dhe BIG.

/GazetaBlic Sport