Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar një ditë më parë komunën e Milna në Kroaci.
Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Frane Lozic.
Lozic duke ndarë fotografi nga takimi ka thënë se ishte kënaqësi beseda dhe takim me gjeneralin Haradinaj.
“Gjeneral Haradinaj është luftëtar i shquar për të drejtat e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa pas luftës së Kosovës ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për tre mandate të plota. Ai sot është aktiv edhe në politikë. Në bisedë kemi prekur shumë tema. Lidhja historike dhe respekti i ndërsjellë ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, por hapi edhe mundësi të ndryshme për bashkëpunim ndërmjet komuniteteve lokale të të dy vendeve. Fillimisht e kam fjalën për bashkëpunimin e Komunës së Milnës me komunat dhe qytetet e Republikës së Kosovës” shkruan Lozic raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të bisedoj me Gjeneralin Daut Haradinaj i cili vizitoi Komunën tonë.
Gjeneral Haradinaj është luftëtar i shquar për të drejtat e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa pas Luftës së Kosovës, për tri mandate të plota ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai sot është aktiv edhe në politikë.
Ne prekëm shumë tema në bisedën tonë. Lidhja historike dhe respekti i ndërsjellë i Kroacisë dhe Kosovës, por edhe hapi mundësi të ndryshme bashkëpunimi të bashkësive lokale të të dyja vendeve. Së pari mendoj bashkëpunimin e Komunës së Milnës me komunat dhe qytetet e Republikës së Kosovës.
Ky ishte takimi ynë i parë dhe jam i sigurt për bashkëpunimin tonë të mëtejshëm.
Gjithashtu, dua të falënderoj z. Genc Dulaj i cili priti një mysafir të respektuar, mikun e gjeneralit, në Milnën tonë dhe i cili është i denjë për takimin tonë sot.


