Kupa e Botës 2022

Lozano: Dhashë gjithçka, nuk po e përballoj këtë eliminim!

12/01/2022 12:32
nga:E K

Meksika i dha lamtumirën Kupës së Botës, pasi u eliminua në fazën e grupeve, duke u renditur pas Argjentinës dhe Polonisë.

Gjithçka u vendos nga golavarazhi, ndërsa trishtimi ishte shumë i madh në kampin meksikan.

Sulmuesi i Meksikës dhe Napolit, Hirving Lozano, tregoi se ai dhe skuadra bënë maksimumin, por në fund nuk ia dolën.

“Nuk e di se çfarë të them tani, ne duhet të nxjerrim mësime nga ky edicion. Fatkeqësisht jemi të eliminuar dhe ajo që bëmë në dy ndeshjet e fundit nuk na mjaftoi, duhej të bënim më mirë, por ky është futbolli. Dua të falënderoj familjen time dhe tifozët për mbështetjen e tyre. Për mua ishte një eliminim shumë i vështirë, nuk po e përballoj mirë. E jetova në maksimum këtë eksperiencë, u përpoqa të bëja diferencën në çdo top, por kjo është jeta”, tha Lozano.