Sporti

Low: “Ne kemi mundësi të mirë për të ecur përpara”

06/24/2021 08:57
nga:E K

Gjermania barazoi dje me Hungarinë 2-2 dhe siguroi biletën për fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

Gjermania u kualifikua si e dyta e grupit F, i cili konsiderohej si grupi i vdekjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, u shpreh i lumtur me kualifikimin e Gjermanisë në fazën tjëtër të “Euro 2020”.

“Ne treguam një moral të madh por edhe bëmë gabime. Ishte mirë të shihnim që luftuam derisa morëm barazim. Ishte një lojë nervash. Ne e dinim që Hungaria do të jepte gjithçka. Ata luajtën shumë kompakt dhe ne nuk ishim efektiv“, tha trajneri i Gjermanisë.

“Jam vërtet i lumtur që kualifikohemi nga ky grup. Ne do të përgatitemi për ndeshjen tjetër dhe mendoj se kemi një mundësi të mirë për të ecur përpara“, përfundoi gjermani.

/GazetaBlic Sport/