Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low mund të buzëqeshë përpara ndeshjes së fazës së eliminimit ndaj Anglisë.
Në fakt, në stërvitjen e sotme si mbrojtësi Antonio Rudiger dhe mesfushori Ilkay Gundogan të cilët kishin munguar në seancat e fundit stërvitore për shkak të ndonjë problemi fizik u kthyen në grup.
Prandaj, të dy do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e nesërme pasdite.
Ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë luhet nesër nga ora 18:00.
/GazetaBlic Sport


