Grupi F cilësohet si grupi i vdekjes në EURO 2020, në këtë grup marrin pjesë kombëtare të mëdha si: Franca, Portugalia, Gjermania dhe Hungaria.
Trajneri i gjermanëve, Joachim Low, e ka cilësuar këtë grup si shumë të vështirë, dhe se Gjermania nuk duhet të bëjë gabime pasi kombëtaret si Franca dhe Portugalia të dënojnë që në gabimin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Të gjithë e dinë që do të duhet të jemi gati menjëherë, por unë jam shumë optimist. Ne e njohim mirë Francën, ata janë skuadra që përshtaten ndaj çdo kundërshtari. Ne e dimë si luajnë, por është e vështirë t’i lexosh sepse janë jashtëzakonisht fleksibël dhe kjo varet nga grupi i jashtëzakonshëm i lojtarëve: të fortë dhe të paparashikueshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Portugalinë. Do të na duhet një mbrojtje kompakte, nëse nuk e kemi mund të kemi probleme dhe ata do përfitojnë menjëherë. Kundër këtyre dy ekipeve ne nuk mund të bëjmë gabime sepse, sepse ata ju ndëshkojnë që në mundësinë e parë”, tha Low.
Kampionati Evropian fillon nesër me ndeshjen hapëse mes Turqisë dhe Italisë nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


