Sporti

Low: “Franca ka ekipin më të paparashikueshëm në Euro 2020”

06/14/2021 10:56
nga:E K

Grupi F konsiderohet si grupi i vdekjes në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Franca dhe Gjermania do të përballen nesër nga ora 21:00 në një nga përballjet më interesante të “Euro 2020“, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se Franca është ekipi më i paparashikueshëm në këtë Kampionat.

“Franca ka ekipin më të adaptueshëm në botë. Ne e dimë se si luajnë ata, megjithatë janë të paparashikueshëm. Ne kemi një dinamikë të mirë në ekipin tonë, atmosfera është shumë e mirë. Nëse përdorim forcat tona siç duhet, mund të shkojmë në këtë ndeshje me besim”, tha Low.

/GazetaBlic Sport/