Në kombëtaren kroate atmosfera është shumë më e mirë pas fitores 4:1 ndaj Kanadasë.
Kanadezët nisën lojën më mirë, por Kroacia u zgjua dhe në fund siguroi fitoren, përcjell GazetaBlic Sport.
Kombëtarja kroate me shpirt të lartë qëndruan para mediave dhe shumë serbë kishin çfarë t’i pyesnin kroatët.
I pyetur për fyerjet e tifozëve kroatë ndaj portierit të “Red Star”, Milan Borjan, mbrojtësi Dejan Lovren tha:
Nuk i dëgjova, as nuk doja t’i dëgjoja. Vërtet nuk dëgjova asgjë”, tha Lovren dhe shtoi.
E rëndësishme është që ne fituam, dhe për atë që këndojnë tifozët, nuk mund të bëj asgjë.
Ka mundësi që, për shembull, Serbia dhe Kroacia të takohen në çerekfinale. Për tifozët do të ishte më shumë se një lojë.
“Pse jo, do të ishte mirë,” tha Lovren.
Çfarë lloj ndeshjeje do të prisnit?
“Si gjithmonë me thikë”, tha ai duke iu referuar tensioneve që kanë dy popujt.
/GazetaBlic Sport/