Louis van Gaal, 71-vjeç, u shfaq gjatë një eventi solidariteti në Holandë, i disponueshëm për të pasuar Fernando Santos tek kombëtarja e Portugalisë.
Trajneri me përvojë, i larguar nga kombëtarja holandeze, ka lidhje të forta me Portugalinë, madje ka një shtëpi në Algarve, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kam mbaruar karrierën time, por nëse më do Portugalia, do ta dëgjoj propozimin. Kaq kam për të thënë, nuk dua që ju të mendoni se po e ofroj veten”, tha trajneri.
Jose Mourinho është objektivi kryesor i Fernando Gomes për të pasuar Fernando Santos. Trajneri portugez ka kontratë me Romën deri në vitin 2024 dhe mund të arrijë në kombëtare vetëm në fund të sezonit.
/GazetaBlic Sport/