Sporti

Lotito: Insigne nuk do të transferohet tek Lazio

11/23/2023 15:12
nga:Lorik J

Presidenti i Lazios, Claudio Lotitio, ka mbyllur thashethemet e transferimit që lidhin ish-lojtarin e Italisë dhe ish-sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne, me një lëvizje në Stadio Olimpico.

Raportet e fundit sugjerojnë se Insigne po synon një rikthim në Serie A pas një periudhe pothuajse dyvjeçare në Kanada me Toronto FC. Ai ka kontratë deri në vitin 2026 dhe fiton një pagë të raportuar prej 11.5 milionë euro në sezon.

Insigne aktualisht është kthyer në Itali dhe të mërkurën, vizitoi ish-klubin e tij, shokët e skuadrës dhe trajnerin Walter Mazzarri në terrenin stërvitor të Napolit.

Megjithatë, Lotito ka këmbëngulur se nuk ka të vërtetë në thashethemet që e lidhin Insigne me një lëvizje në Lazio së shpejti.

Në një intervistë të fundit me Tag24, Lotito mbylli lidhjet si “pak pa kuptim”.

“Nuk ka asgjë të vërtetë për të cilën di, duhet të jem i sinqertë”, tha Lotito për Tag24.

 

/GazetaBlic Sport