Gary Neville, komentator sportiv në kanalin televiziv Sky Sports, ka komentuar trishtimin e Cristiano Ronaldos pas eliminimit të Kombëtares ndaj Marokut.
“Dua të përmend Cristiano Ronaldon sepse pashë një foto të tij duke qarë në tunel. Ishte një imazh i tmerrshëm për mua”, nisi duke deklaruar ish bashkëlojtari i CR7.
“Në atë moment, ai e dinte se ëndrra për të fituar Kupën e Botës për vendin e tij kishte marrë fund. Ai është një nga më të mirët ndonjëherë, nëse jo më i miri. Ishte e tmerrshme të shihje diçka të tillë. Ai ka pasur disa muaj të vështirë”, tha ish-mbrojtësi i djathtë i Djajve të Kuq dhe Kombëtares angleze.
/GazetaBlic Sport