Showtime

Los Angeles: Vritet aktori i njohur amerikan

05/27/2024 10:37
nga:N K

Aktori i njohur Johnny Wactor, është vrarë të shtunën e 25 majit.

Ngjarja ka ndodhur në Los Angeles.

Dyshohet se tre personi kishin tentuar të vjedhin diçka në veturën e tij duke e qëlluar më pas aktorin, i cili kishte arritur tek vetura e tij, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ai u bë i njohur tek seriali amerikan “General Hospital”.

Të dyshuarit raportohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe ende nuk janë arrestuar.