Sporti

Loris Karius vazhdon kontratën me Newcastle edhe për një vit

07/09/2023 17:59
nga:Lorik J

Loris Karius do të qëndrojë te Newcastle United pasi ka rënë dakord për vazhdimin e kontratës me klubin.

Karius, 30 vjeçar, iu bashkua Newcastle në shtator 2022, fillimisht me një marrëveshje afatshkurtër, pas huazimit të Martin Dubravka në Manchester United. Kjo kontratë u zgjat në janar deri në fund të sezonit.

Klubi ishte i kënaqur me ndikimin e Karius në Kupën Carabao ndaj Manchester United, paraqitja e tij e vetme për klubin.

Karius vazhdon kontratën deri në vitin 2024.

/GazetaBlic Sport