Lajme

Lorik Maxhuni emërohet Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunë ne Vushtrrisë

10/02/2023 16:41
nga:Genita C

Kryetari i komunës së Vushtrrisë ka emëruar në postin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lorik Maxhunin.

Këtë e ka bërë. të ditur përmes një komunikate të lëshuar në rrjetin social ku ka njoftuar se Maxhuni do të zëvendësoj drejtorin e dorëhequr ditë më parë, Nexhmedin Rashica.

Njoftimi i plotë:

LORIK MAXHUNI DREJTOR PËR SHËNDETËSI DHE MIRËQENIE SOCIALE

Sot, kam emëruar Lorik Maxhunin drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Loriku ka studiuar Shkenca Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për të vazhduar më pas studimet master për Politikë Ndërkombëtare,gjithashtu në Universitetin e Prishtinës.

Loriku është zgjedhur si këshilltar komunal në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e PDK-së për herë të parë në vitin 2017 dhe për herë të dytë në vitin 2021, një pozitë që i ka dhënë atij mundësinë të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit të tij në nivel lokal.

Gjithashtu ka mbajtur për një periudhë pozitën si Këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës