FC Prishtina është eliminuar nga fazat e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ekipi kampion i Hungarisë, Ferencvaros ka fituar edhe takimin e dytë ndaj FC Prishtinës me rezultatin 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Lorik Boshnjaku, kapiteni i FC Prishtinës ka theksuar se ndeshja ndaj kampionëve të Hungarisë ishte e vështirë, por i ndihmon klubit për të fituar përvojë.
“Mund të them se e shfaqëm atë që e kemi bërë edhe ndeshjen e parë, por Ferencvarosi është ekip i madh dhe nga gjysmë-rasti të dënon. Nga gabimet tonat pësuam përsëri”, tha fillimisht Lorik Boshnjaku për “Art Sport”.
“Ne e kemi patur fatin më të rëndë, pasi jemi përballë me ekipin më të fortë, por kjo është një përvojë për neve”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


