Loriana Kuka do të luftojë pas pak në Lojëra Olimpike.
Xhudistja jonë synon një tjetër medalje të madhe në Tokyo, përcjell GazetaBlic Sport.
Loriana Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë, ndërsa në të dytin do të përballet pas pak me rusen Aleksandra Babintseva.
Kujtojmë që Kuka e kishte mposhtur në vitin e kaluar me një waza-ari kundërshtaren ruse, megjithatë mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat pas pak.


