Sporti

Loriana Kuka kërkon medaljen e artë, ja kur zhvillohet finalja

07/01/2022 15:03
nga:Mergim Rreci

Loriana Kuka i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës.

Kuka ishte fantastike në gjysmëfinale, atje ku triumfoi me ‘Ippon’ ndaj kroates, Petrunjela Paviq, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhudistja kosovare tani kërkon medaljen e artë në finale, atje ku do të përballet me francezen, Chloe Buttigieg.

Kjo finale zhvillohet në ora 17:25.

/GazetaBlic Sport/