Loriana Kuka ka arritur t’i sigurojë tjetër medalje Kosovës në “Lojërat Mesdhetare” që po mbahen në Oran.
Xhudistja kosovare në finale pati punë me francezen, Chloe Buttigieg, shkruan GazetaBlic Sport.
Kuka në “Golden Score” me ëaza-Ari fitoi ndaj kundërshtares.
Kujtojmë se në xhudo Kosova ka fituar edhe tjera medalje ku Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu fituan të artat kurse Akil Gjakova u stolis me të bronztën.
/GazetaBlic Sport/


