Showtime

Lori Hoxha ka dy fjalë për Arbana Osmanin

12/04/2022 14:04
nga:G C

U përfol gjatë në rrjet një krisje e marrëdhënies midis Arbana Osmanit dhe Lori Hoxhës.

Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk kishte asnjë postim të përbashkët të tyre, për të vijuar me mungesën nëpër evente.

Mirëpo në një dalje të saj të fundit, moderatorja u shpreh se raporti i saj me pronaren e “Top Channel” nuk kishte nevojë për fjalë, prandaj kishte zgjedhur të mos reagonte.

Së fundmi ka qenë Lori në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj që ka thënë dy fjalë pë Arbanën.

Teksa një ndjekës/ndjekëse i ka kërkuar ta përshkruaj vetëm me dy fjalë Osmanin, ajo është shprehur: “Super punëtore”.