Gazzetta dello Sport raporton se Lorenzo Insigne nuk dëshiron të largohet nga Napoli këtë verë dhe mund të qëndrojë në “Stadio Maradona” pa nënshkruar një zgjatje të kontratës para fillimit të sezonit.
Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor 2022 dhe napoletanët nuk kanë filluar ende bisedimet për të diskutuar një zgjatje të mundshme të kontratës për kapitenin e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Raportet paraprake pohuan se Napoli ka nevojë për ta zvogëluar pagën e tij, por Insignie dëshiron në të njëjtën kohë rritje të saj.
La Gazzetta dello Sport, megjithatë, raporton se kapiteni i Napolit është i gatshëm të pranojë të njëjtën pagë për të qëndruar në Napoli, por një takim midis klubit dhe agjentit të tij nuk është caktuar ende.
Insigne do të kthehet nga pushimet në fillim të gushtit për të stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.
Sipas raportit, 30-vjeçari nuk dëshiron të largohet në verë dhe është i gatshëm të qëndrojë në Napoli edhe për një sezon pa zgjatur kontratën e tij.
/GazetaBlic Sport/


