Sporti

Lorenc Trashi: Humbja nga Astana na ka penalizuar shumë, po ta fitonim atë ndeshje, do flisnim ndryshe sot

12/14/2023 23:39
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje nga Dinamo Zagreb në ‘Maksimir’ me rezultatin e thellë 3-0.

Peric njëherë dhe Petkovic dy herë realizuan golat për Dinamo Zagrebin, shkruan GazetaBlic Sport.

Lorenc Trashi tha se skuadra e Ballkanit ka bërë ndeshje pozitive në grupe, por humbja nga Astana i penalizoi shumë në këtë kompeticion.

“Ngarkesa u vërejt në pjesën e dytë. Para se të zhbllokohej rezultati, kemi pasur disa raste të mira, por që fati nuk ishte në anën tonë – kemi bërë ndeshje të mira në këtë garë, është pozitive për futbollin kosovar”, tha Trashi për Art Sport.

“Kemi bërë ndeshje të mira në grupe, kishim ekipe të forta, gabimi jonë ka qenë me Astanan në Kosovë, aty jemi penalizuar shumë – po ta fitonim atë takim, do flisnim ndryshe sot”, përfundoi Trashi.

/GazetaBlic Sport