Showtime

Loredana zbulon sa vjeç ishte kur bëri milionin e parë

10/23/2022 07:33
nga:Genita C

Loredana është një nga reperet shqiptare më të dëshmuara në botë. Këtë e dëshmojnë miliona klikimet dhe shumë çmime në evente muzikore.

Së fundmi ajo realizoi një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.

Një nga pyetjet që ndjekësit e saj i dërguan ishte: “Sa vjeç ishe kur bëre milionin e parë?”

Artistja nuk ka elaboruar në përgjigjen e saj duke shkruar vetëm moshën që kishte asokohe dhe që është 23 vjet.