Loredana Zefi me anë të postimeve në rrjete sociale, njofton fansat për çdo gjë rreth saj.
Përmes postimit të fundit, reperja bëri të ditur se është vaksinuar kundër COVID-19.
Artistja publikoi një foto, ku tregon kartonin me të cilin ka pritur në radhë për një kohë të gjatë, për t’u vaksinuar.
“Pas një pritje të gjatë, më në fund u vaksinova kundër COVID. Faleminderit”, ka shkruar ajo sipër fotos.



