Showtime

Loredana dhe Mozzik sërish bashkë?

04/08/2022 14:28
nga:G C

Loredana dhe Mozzik janë çifti më i komentuar i estradës që nga koha kur ishin në lidhje e edhe pas ndarjes.

Janë ndjekësit e tyre ata të cilët i përcjellin me shumë vëmendje dhe dallojnë çdo detaj, shkruan GazetaBlic.

Kështu ndodhi edhe së fundmi. Ka qenë një postim i Loredanës që ngriti dyshime për një ribashkim të mundshëm të dyshes.

Në postimin e fundit në Instagram Loredana kishte mbathur çizmet me dizajn të njejtë sikurse që kishte Mozzik në postimin e tij para ca ditësh.

Fansat kanë reaguar menjëherë duke aluduar se dyshja janë bashkë.

Mbetet të shihet nga ana e çiftit se a janë dyshime të sakta apo jo./GazetaBlic/