Sporti

Lopetegui: Xavi ka ndryshuar Barcelonën, ai ka përmirësuar cilësitë e lojtarëve

12/20/2021 14:51
nga:Lorik J

Julen Lopetegui, trajneri i Sevillas, beson se kthimi i Xavi në stolin e klubit ka përmirësuar cilësinë e lojës së Barcelonës.

“Presim një lojë të vështirë, ndaj një kundërshtari që është duke u përmirësuar. Po shfaqen lojtarë të rinj, por shumë të mirë dhe të tjerë që janë rikuperuar nga dëmtimi, si Demebele. Ne presim një Barcelonë të fortë me atë që Xavi i dha skuadrës”, tha ai për ndeshjen e së martës.

55-vjeçari nuk pranoi megjithatë të bëjë krahasime mes kësaj Barcelonës së Xavit dhe Barçës së Ronald Koeman: “Unë nuk krahasoj trajnerët, as momentet e ekipit. Unë shoh vetëm këtë Barcelonë që ka qëllime të mirëpërcaktuara.”

Në rast të fitores në këtë ndeshje të shtyer të xhiros së 4-të të La Liga-s, Sevilla (vendi i dytë) do të jetë vetëm tre pikë prapa liderit Real Madrid.

Barcelona (e 7-ta) ka nevojë për tre pikët për të barazuar Rayo Vallecanon në vendin e katërt.

/GazetaBlic Sport