Trajneri i West Ham, Julen Lopetegui e përshkroi Arsenalin si “skuadrën më të mirë në Premier League” në ditët përpara derbit të Londrës mes dy skuadrave.
“Gjëja më e rëndësishme është që lojtarët në fushë të jenë gati për të konkurruar, për mendimin tim, me skuadrën më të mirë në Premier League dhe një nga më të mirat në botë”, tha spanjolli në konferencën për shtyp, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ai po bën një punë të shkëlqyer dhe po udhëheq Arsenalin në një mënyrë fantastike, por ne duhet të jemi gati”, tha Lopetegui për kolegun dhe bashkëkombësin e tij Mikel Arteta.
Ai komentoi paraqitjen e Topçinjve ndaj Sportingut të Lisbonës në Champions League: “Kundër Sportingut ata luajtën shumë mirë, por normalisht Arsenali ka shumë vendime dhe lojtarë dhe ata kanë shumë mënyra për të fituar. Nëse më duhet të flas për Jodegorin. Më duhet të flas për Saka, Declan Rice, Havertz, ata kanë lojtarë të mirë për dy skuadra”.
/GazetaBlic Sport/


