Sporti

Lookman mungon në ndeshjen ndaj Barcelonës

22 ditë më parë
nga:Lorik J

Ademola Lookman ka një problem në gju dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së mërkurës në Champions League kundër Barcelonës, raporton La Gazzetta dello Sport.

Nigeriani Lookman do të mungojë në ndeshjen jashtë fushe të Atalantës në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës të mërkurën për shkak të një problemi në gju.

Sipas Gazzetta, Lookman nuk do të fluturojë për në Kataloni me pjesën tjetër të ekipit sot dhe do t’i nënshtrohet testeve në gjurin e tij të dëmtuar.

Lookman pësoi lëndim gjatë një seance stërvitore të hënën.

/GazetaBlic Sport