Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Londrimi, është treguar i rreptë me Labin.
Ai e ka quajtur njeri të ligë, të tmerrshëm dhe të pashpirt, lidhur me veprimet e banorit karshi vajzave në shtëpi, sidomos ndaj Elijonës.
“Është e tepërt. Prej që kam hy këtu e kam shijuar këtë eksperiencë në maksimum, por për çka jam pishman, jam që ia kam jep një shans të dytë këtij presoni të ligë, i cili ka rrejt që kinse po ndihet keq, kinse i ka ra pishman për çka ka bë, dhe në vend që me reflektu e ka paraqitur ‘fake’, sepse ti je njeri i pashpirt. Nuk ka fjalë në fjalorin e gjuhës shqipe që e përshkruan ligësinë e Labinot Rexhës, dhe ndjej marre për të se çfarë ka nxjerr prej gojës së tij. Është i tmerrshëm. Mendoj se një person i tillë nuk duhet të tolerohet”, tha Londrimi.

