Lajme

Londër: Arrestohet një 30 vjeçare e dyshuar për vrasje

03/04/2024 09:45
nga:G B

30 vjeçarja, u arrestua për një goditje me thikë në Enfield, në veri të Londrës ku një 66-vjeçar mbeti I vdekur pasi u gjet i plagosur rëndë në ambientet e një ndërtese të premten në mbrëmje në Lockhart Close.

Policia u thirr në vendngjarje pak pas orës 19:20 të së premtes.

Me të gjithë përpjekjet e ekipeve të urgjencës, ai u konstatua i vdekur në vendngjarje.

I privuari nga jeta nuk është identifikuar zyrtarisht, sipas skynews por oficerët besojnë se e dinë se kush është dhe të afërmit e tij janë informuar.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se 66 vjeçari vdiq pasi mori “plagosje me thikë”.

Ata shtuan se  “Një numër i konsiderueshëm hetimesh janë kryer gjatë fundjavës, duke përfshirë kontrolle shtëpi më shtëpi dhe një ekzaminim mjekoligjor të vendit të ngjarjes”.

E dyshuara u arrestua të dielën dhe aktualisht është në paraburgim në një stacion policie në veri të Londrës.

Kryeinspektorja e detektivit Laura Nelson, e cila drejton hetimin, tha se “Megjithëse është bërë një arrestim, është jetike që kushdo që ka informacion për atë që ndodhi të premten në mbrëmje të vijë të flasë me ne.”