Hyrja e një objekti banesor në lagjen “Ulipiana” të Prishtinës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Por i njëjti tashmë është lokalizuar dhe janë raportuar vetëm dëme materiale.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtins, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për “Gazeta Blic”.
Shpërthen zjarri në hyrje të një ndërtese në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë


