Lajme

Lokalizohet zjarri në Muzeun e Muzikës në Gjakovë, prokuroria nis hetimet

08/30/2023 21:58
nga:Y I

Zjarri që kaploi Muzeun e Muzikës në Gjakovë është lokalizuar.

Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin për hetim si “zjarrvënie”.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë Rajonale në Gjakovë.

“Sot rreth orës 18:30 është pranuar informatë se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Zjarrëfikësve të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për hetim “Zjarrvënie””, tha Elezaj për “Gazeta Blic”