Policia e Kosovës ka mbyllur një lokal në kryeqytet, pasi nuk respektoi masat anti-Covid.
I njëjti punoi edhe në ora 03:30 pas mesnate, gjë që detyroi Policinë që ta mbyllë lokalin, përcjell GazetaBlic.
Poashtu, pronarit i është kërkuar të vetparaqitet në polici.
Më poshtë edhe raporti i plotë.
Aktivitetet policore në funksion të parandalimit të pandemisë COVID-19
Prishtinë, 14 shtator 2021– Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.
Me fokus të veçantë respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 03:30, kanë mbyllë një lokal (bar) në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë dhe kanë shqiptuar:
-katërmbëdhjetë (14) masa administrative, ndaj personave/klientëve, që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe
-1 fletëparaqitje pronarit të lokalit
Më pas nga inspektorët kompetent lokali është mbyllur.
Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta.
/GazetaBlic/