Daut Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për Lok Komonin nga Deçani, duke theksuar se shprehja “kurrë mos u dorëzo” i shkon më së miri këtij të riu.
Sipas Haradinajt, Komoni ka arritur të grumbullojë mijëra vota përpara 9 muajsh falë angazhimit të tij shumëdimensional.
Ai bëri me dije se Komoni po hyn në garën për deputet, një proces ku AAK ofron kuadro dhe vlera të pakrahasueshme. Haradinaj e cilësoi si nder bashkërrugëtimin me mikun e tij në këtë sfidë politike.


