Sporti

Lojtari i Valencias është arrestuar për sulm seksual

09/03/2024 15:00
nga:Mergim Rreci

Lojtari i Valencias, Rafa Mir, u arrestua të hënën mbrëma pasi dyshohet se ka kryer një krim të sulmit seksual ndaj dy grave.

Burime hetimore konfirmuan për Cadena SER se ky krim i dyshuar është kryer ndaj dy 25-vjeçareve, në shtëpinë e futbollistit dhe se përfshihet edhe një burrë tjetër, i cili po ashtu është i ndaluar. Viktimat kanë bërë denoncim dhe kanë kërkuar kujdes spitalor, transmeton GazetaBlic Sport.

Incidentet ndodhën në një qytet të provincës Valenciane dhe futbollisti, i huazuar nga Sevilla, u dërgua në stacionin civil Guardia në Valencia , ku pret transferimin për të dëshmuar para gjykatësit.

Sulmuesi i Valencias, i cili u nënshkrua në këtë merkato, nuk mori pjesë në stërvitje këtë të martë me ekipin e tij.

/GazetaBlic Sport/