Sporti

Lojtari i Sporting Lisbonës tregohet “qesharak”, tallet me festën e Granit Xhakës pasi eliminuan Arsenalin

03/17/2023 10:42
nga:E K

Futbollisti i Sporting Lisbonës, Pedro Goncalves u tall me festën e Granit Xhakës pasi eliminuan Arsenalin nga Liga e Evropës.

Sporting Lisbona e ka eliminuar Arsenalin në 1/8 e finales në Ligën e Evropës, pasi triumfoi 4:3 vetëm pas penalltive në ndeshjen e dytë.

120 minutat lojë në stadiumin “Emirates” u mbyllën 1:1 (3:3), ndërkaq portugezët ishin më efikas në ekzekutimin e penalltive që i siguruan edhe “biletën” për çerekfinale të këtij kompeticioni.

Granit Xhaka shënoi golin e vetëm për Arsenalin në kohën e rregullt, ndërsa festoi me një dedikim për vajzën e tij.

Me festën e futbollistit shqiptar është tallur lojtari portugez i cili pas ndeshjes teksa po festonin me tifozët e Sportingut bëri të njëjtin veprim, me qëllimin për t’u tallur me Xhakën.

Më poshtë mund ta shikoni veprimin e futbollistit Goncalves.