Peruan Gustavo Dulanto është një lojtar i ekipit moldav, Sherifit.
Me atë klub eliminoi Dinamon dhe Crvena Zvezda në kualifikimet për Champions League dhe më pas përfundoi në grup para Shakhtarit dhe fitoi një vend në Europa League.
Sherifi madje mundi Real Madridin 2-1 dhe bëri një nga sensacionet më të mëdha në historinë e kompeticionit.
Para ndeshjes, Dulanto ka biseduar me Luka Modricin për shkëmbimin e fanelave pas ndeshjes.
“Modric tha ‘nuk ka problem’, por me kalimin e kohës pas lojës, mendova të shkoja në dhomat e zhveshjes së Realit që të mos ma merrte dikush. Mendova se Luka më kishte harruar, por pikërisht kur mendova për të – në dhomën tonë të zhveshjes mbërriti një zyrtar i Real Madridit me fanellën e Lukas për mua”, tha Dulanto.
/GazetaBlic Sport/


